​Dumoshi: Jemi në fazën e përzgjedhjes së projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit

0
50

Vlora Dumoshi ka folur për Teatrin e Operës dhe Baletit.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përkundër mospajtimeve nga një pjesë e profesionistëve të fushave të arteve dhe arkitekturës për vendin ku është caktuar ndërtimi i sallës së koncerteve, ka deklaruar se posa t’i qartësojnë çështjet e vendimit dhe procedurave me komunën e Prishtinës, do të nis ndërtimi i kësaj salle.

Salla e koncerteve është marrë vendim që të ndërtohet te ndërtesa që dikur ishte shtëpia e mallrave “Gërmia”, dhe që tani është Administrata Tatimore e Kosovës.

Dumoshi në një intervistë për KosovaPress, thotë se janë vonë me ndërtimin e kësaj salle, pasi kryeqytetit i mungon një sallë e tillë.

Dumoshi: Do të nisim ndërtimin e sallës së koncerteve

“Po në këtë ditë jemi me komunën e Prishtinës, ku kemi kërkuar historianit komplet të vendimit dhe të procedurave dhe posa të qartësojmë me komunën e Prishtinës, ne do të fillojmë, do të del tenderi për ndërtimin. Është shumë e nevojshme për vendin, një farë mënyre një kryeqytet nuk e ka një sallë të koncerteve, e cila është shumë e nevojshme. Jemi shumë vonë, por urojë që me komunën e Prishtinës të komunikojmë mirë, të komunikojmë drejtë…Ky projekt besoj që e ka emrin dhe mbiemrin pra është Ibrahim Rugova dhe e ka vendin, në vitin 2004 është nda parcela”, përfundoi Dumoshi.

Ajo thotë se gjatë kësaj kohe të pandemisë, së bashku me institucionet tjera kulturore, kanë krijuar një agjendë ku nëpërmjet televizioneve dhe rrjeteve sociale të ketë aktivitete kulturore, në mënyrë që familjet ta kalojnë këtë kohë më lehtë.

Dumoshi: Familjeve i kemi ofruar pjesën kulturore në shtëpitë e tzre

“Kemi pas kontakte me komunitetin kulturor, komunitetin sportiv me institucionet tona në radhë të parë, ku kemi krijuar edhe agjenten e teatrit, pastaj të galerisë, ansamblit shota, filarmonisë dhe ato i kemi shpërfaq në rrjetet sociale, ose të filmit të QKK-së në televizione të ndryshme, ku kemi dashtë që në këto kohë pandemie që teatri, qoftë në drama, komedi qoftë në filarmonia, qoftë galeria, ekspozita të hyjnë në çdo shtëpi dhe njerëzit familjarë të kalojnë kohën pak më lehtë, ta kenë edhe këtë pjesën kulturore që i plotësojnë në këtë kohë shqetësimet e pandemisë”, tha Dumoshi.

Ministrja në detyrë, Dumoshi flet edhe për ndërtimin e Teatrit të operës dhe baletit.

Dumoshi: Jemi në fazën e përzgjedhjes së projektit të Teatrit të operës dhe baletit

“Sigurisht është një ndër synimet e mija. Tash pa i anashkaluar të tjerat sigurisht, salla e operës dhe baletit e cila është e planifikuar në buxhetin e ministrisë për shumë shumë vite. Është çështja e pronës, e cila kjo pronë me vendimin në vitin 2004, asambleja e komunës së Prishtinës ia ka ndarë Ministrisë së Kulturës, atë pjesë për ta ndërtuar teatrin e baletit dhe operës. MKRS-së, i ka kryer të gjitha procedurat. Tash jemi në fazën vetëm të komisionit dhe për ta përzgjedhur se cili projekt do të shkoj”, shtoi ajo.

Përndryshe, Komuna e Prishtinës ka vendosur që salla e re e koncerteve të jetë te ndërtesa që dikur ishte shtëpia e mallrave “Gërmia”, shtëpia e parë e mallrave në qytet dhe që tani është Administrata Tatimore e Kosovës, shtrihet në lokacionin ku planifikohet të ndërtohet një sallë e koncerteve.

Ky vendim u kundërshtua nëpërmjet një peticion online në mbështetje të mbrojtjes dhe për parandalimin e shkatërrimit të ndërtesës Gërmia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here