10 viktima dhe 403 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

0
31

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 403 raste të reja me Covid-19, 10 viktima dhe 339 të shëruar.

Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat tjera për testim janë kryer 2.118 tamponë, ndërsa 19 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv.

Numër i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Veles, Kavadarc dhe Koçan. Incidenca më e lartë e të infektuarve regjistrohet në Shtip, Shkup, Veles dhe Kumanovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here