10 viktima dhe 477 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

0
16

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 477 raste të reja me sëmundjen infektuese nga 2.543 testime të kryera.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 404 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 10 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë diagnostikuar 87 590 persona me virusin korona, prej tyre 68.695 e kanë fituar betejën, 2.657 kanë humbur jetën. Aktualisht numri i të sëmurëve me COVID-19 është 16.238.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here