
Një gotë birrë për të gatuar këtë recetë dhe copat e viçit me pak miell, do të jenë shumë të shijshme.

Përbërësit
- 500 gr mish viçi (copa)
- 1 gotë birrë
- miell
- majdanoz
- gjethe dafine
- vaj ulliri
- kripë
- piper
Përgatitja
1
Për recetën e mishit të viçit me birrë, përgatisni së pari copat e viçit me pak miell dhe hidhini në një tigan me 2 lugë gjelle vaj.
2
Tiganisini për 3 minuta.
3
Shtojuni edhe gotën e birrës, rreth 250 ml dhe shuajeni në zjarr të lartë, për 2 minuta.
4
Hidhuni kripë, piper, fikni zjarrin dhe shtoni majdanoz, dhe një fletë dafinë.