Nick Beqi, suksesi i një shqiptari në Amerikë

0
19

Jemi mësuar të dëgjojmë për të rinj shqiptarë që bëjnë sukses kudo shkojnë nëpër botë. Këtë herë do sjellim rastin e një shqiptari tjetër që jeton në Nju Jork. Ai quhet Nick Beqi, është i njohur në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut për kontributin e tij dhe mbështetjen që jep për bashkatdhetarët e tij. Ndër të tjera është dhe përfaqësues në politikën vendore të Westchester Nju Jork, ku njihet dhe për lidhjet e tija të ngushta me politikanë të njohur amerikanë si senatorë, kongresmenë etj. Mes biznesit dhe familjes së tij, por dhe angazhimeve të ndryshme që i merr politika dhe posti si zëvendës President i “Albanian Roots” sërish arrin të jetë një familjar i përkryer e për këtë sekret e shumë gjera të tjera ai i ka rrëfyer për Dritare.net.

 

Dritare.net: Z. Beqi, ju njiheni për lidhjet e afërta që keni me politikanë amerikanë nga Partia Republikane, apo ligjvënës të Westcheser County, si zyrtari i lartë, David Tubiolo, i cili e njeh Komunitetin Shqiptar nga afër dhe është mbështetës në shumë raste?!

David Tubiolo është një zyrtar i lartë në qeverinë vendore të Westchester, Nju Jork. Kam pasur fatin ta njoh 7 vite më parë e sot është jo vetëm një mik, por si një vëlla pasi është kaq shumë dashamirës me shqiptarët dhe është gjithmonë i gatshëm të kontribuojë për komunitetin shqiptar. Madje kemi realizuar shumë projekte dhe evente falë Davidit, si në shkollën “Mark Twain” në Yonkers, mbështetës në Paradën Shqiptare, Inaugurimin e bustit të “Nënë Terezës”, si dhe në pritjen e Princ Lekës, e shumë organizimeve të tjera. Davidi e adhuron gjuhën shqipe, kulturën e traditën tonë. Ai ka mësuar prej meje dhe shumë fjalë në shqip e i flet me krenari, madje dëshiron kaq shumë të vizitojë dhe Shqipërinë, pasi thotë jeni një popull kaq i mirë.

Dritare.net: Si anëtar i Komitetit të Partisë Republikane në Westchester County, këtë rol si ndërmjetës tek zyrtarët e lartë e keni kthyer në një mision për shqiptarët për promovimin e vlerave dhe traditave tona. Si e njohin Shqipërinë ata?

Shqipërinë e njohin si një popull i vuajtur nga një regjim komunist, por i njohin dhe vlerat që kemi ne, zgjuarsinë.

Dritare.net: Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Terrence Murphy, është një tjetër mik i juaji. Çfarë di ai për Shqipërinë dhe çfarë i keni treguar ju për shqiptarët?

Senatori Murphy, e njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe popullit të saj, ai vlerëson shumë faktin që jemi një popull që e duam lirinë e luftojmë për të drejtat themelore të njeriut, njësoj si amerikanët.

Dritare.net:  Si Zv. President i Organizatës “Rrënjët Shqiptare”, do na zbuloni ndonjë detaj për Paradën e 2018-ës që do jetë dhe 10 vjetori i saj?

Parada Shqiptare 2018, do t’i dedikohet Pavarësisë së Kosovës dhe UÇK-së.

Dritare.net: Sivjet, çfarë do ketë ndryshe kjo Paradë?

Do ketë shumë risi sivjet, nuk do zbuloj shumë, por i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e saj sepse Parada është e të gjithëve dhe pa ju nuk ka kuptim.

Dritare.net: Ndër të tjera jeni dhe një sipërmarrës i suksesshëm, por dhe një familjar i mrekullueshëm. Si ia dilni t’i bëni kaq perfekt të gjitha njëkohësisht?

Përpiqem t’i balancoj të dyja në mënyrën më të mirë. Sekreti është sepse e kam të qartë që familja është më kryesorja.

Dritare.net: Çfarë është familja për ju?

Familja është vet jeta, aty ku fillon dashuria dhe nuk mbaron kurrë. E them këtë sepse jam rritur në një familje të madhe e me shumë dashuri, nga dy prindër të jashtëzakonshëm, si babai Pjetri dhe nëna Katerina, si të gjithë prindërit shqiptarë ku me sakrifica kanë arritur t’i edukojnë fëmijët e tyre me virtyte e vlera morale e njerëzore. Por kur bëhesh vet familjar e kupon çfarë do të thotë të kesh një grua fisnike në krah, një bashkëshorte si Stela ime, që e kam mbështetjen më të madhe e më jep kaq shumë dashuri e kuptim jetës, e cila më ka dhënë tre engjëj Izabelën, Kristinën dhe Lorenën dhe jemi një familje e lumtur pafund.

Dritare.net: Çfarë mendon për zhvillimet politike shqiptare?

Politika shqiptare është një katastrofë e vërtetë dhe do vazhdojë të jetë për aq kohë sa atë parlament e udhëheqin kriminelë e njerëz të babëzitur për pushtet e para. Unë vij nga një familje e persekutuar të regjimit komunist. Gjyshi im ka vdekur në burg, dy djemtë e xhaxhait, xhaxhai po ashtu i vrarë dhe për politikën e atij vendi kam shumë për të folur dhe me emra madje, ndoshta në një intervistë tjetër. Ai vend i bekuar për nga bukuria dhe njerëzit e mirë jetojnë të ngujuar nga mallkimi i një politike të pistë e vrastare dhe janë asgjë më pak seç ishte Enver Hoxha.

Dritare.net: Cili është mesazhi juaj për festat e fundvitit?

Urimet e mia më të përzemërta për të gjithë popullin shqiptar e gëzuar festat e fundvitit. Qoftë një vit sa më i mbarë dhe i begatë për çdo familje shqiptare. Një tjetër urim dhe për popullin amerikan si nënshtetas i këtij vendi të bekuar i uroj “God Bless America” – Merry Christmas and a Very Happy New Year!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here