Trafikuan 1 ton drogë në Malin e Zi, arrestohen 11 persona

0
17
Një grup i madh i trafikut të drogës ka rënë në prangat e policisë. Hetimet janë kryer prej një viti nga prokuroria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi.

“Më datë 18.12.2017, është finalizuar operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”, duke arrestuar në total 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësi e Madhe, konkretisht shtetasi: Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi”, tha Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat.

Gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri, deklaroi policia.

Por burime të tjera thanë se se ky grup dyshohet se ka trafikuar afro 1 ton hashash dhe 1,7 kg heroinë. Në Podgoricë është arrestuar shtetasi Ndue Pepaj 27 vjeç banues ne Malesi te Madhe pronar i nje lokali te quajtur ” Cavaliero” ne zonen e Bajzes.

Ai akuzohet nga prokuroria ne baze te hetimit se ka qene kreu i grupit kriminal te strukturuar te cilet nga Shqiperia kane trafikuar lenden narkotike ne Mal te Zi dhe e kane shperndare ate neper vende te ndryshme.Ndersa jane kryer edhe kontrolle ne disa banesa ku dyshohet se jane perdorur ng ky grup kriminal si dhe jane sekueatruar tre automjete si dhe nje arme zjarri automatik e cila ka qene e groposur ne bahçen e nje shtepie ne lagjen Konik te Podgorices ndersa do i nenshtrohet akt ekspertizes pasi dyshohet se mund te jete perdorur ne kryerjen e vrasjeve ne Mal te Zi./opinion.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here