Mediat e Malit të Zi shkruajnë për vizitën e Markoviç në Kosovë

0
23
Vizita e mundshme e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq në Kosovë ka zënë vend të rëndësishëm në mediat e Podgoricës.

Më e madhja në Malin e Zi, gazeta “Vijesti” raporton se Markoviq me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj mund të vizitojë Kosovën në fund të janarit të vitit 2018.

 

“Vijesti” dhe mediat tjera në Malin e Zi i referohen raportimeve të mediave kosovare për vizitën e Markoviqit në Kosovë, ndërsa shtojnë se temë kryesore do të jetë demarkacioni i kufirit ndërmjet dy shteteve.

 

 

“Dalja nga situata mund të sjellë sërish bisedime ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës ose dërgimin e marrëveshjes në arbitrazh, gjë që është e nevojshme pajtimi edhe i Malit të Zi. Mirëpo, Podgorica aktualisht nuk është e gatshme ta pranojë një zgjidhje të tillë”, shkruan “Vijesti”

Mbrëmë Haradinaj ka qëndruar në Bruksel, ku ka takuar shefin e Qeverisë së Malit të Zi, i cili, po ashtu, ka qëndruar në kryeqytetin evropian bashkë me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i hartuar nga Komisioni “Bulliqi”, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo Marrëveshje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here