ANALIZA/ Angela Merkel, mbetet ende mbretëresha e Evropës

0
18

Nga Paul Taylor/

 

Është sezoni i hapur për nekrologjinë politike të Angela Merkel. Por është shumë herët për të hequr dorë nga kancelarja veterane, udhëheqësja më jetëgjatë në BE, e cila ka qenë në detyrë që nga viti 2005.

 

Merkel ka të ngjarë të kthehet në 2018 me një qeveri të re të angazhuar për të ecur përpara integrimin evropian në partneritet me Emmanuel Macron. Në fund të fundit, përqafimi i afërt i presidentit karizmatik, të ri francez, duket sikur është strategjia më e mirë për mbijetesë e kancelares gjermane.

“Macron mund të jetë më shumë vizionar, por Angela Merkel është hidraulikja më e mirë në botë”, thotë një industrialist gjerman, duke shtuar se partneriteti me kreun francez të qendrës do t’i jepte ish kimistes të kuantikës nga gjermania lindore një qasje të re në pushtet.

Ekspertët kanë nxituar për ta hequr atë nga lista. Pas një performance të dobët në zgjedhje dhe dështimit për të tërhequr së bashku një koalicion me Liberal Demokratët dhe të Gjelbrit, Der Spiegel dhe Wall Street Journal deklaruan Merkel-Dämmerung – muzgun e Merkelit.

Të tjerë theksuan mallkimin dhjetëvjeçar që besohet se shënon një afat kohor natyror për udhëheqësit e suksesshëm në demokracitë perëndimore. Nëse Margaret Thatcher, Tony Blair, Felipe González dhe Charles de Gaulle ngelën pa rrugë për të udhëhequr pas një dekade në pushtet, me siguri të njëjtën gjë do të shtynte edhe Merkelin e shurdhër  në një epokë të ushqimit politik të shpejtë 24/7 .

Edhe kolegët e mi të nderuar në POLITICO zgjodhën Christian Lindner, udhëheqësin e shquar 38-vjeçar të FDP-së, i cili u largua nga bisedimet e koalicionit me të, si personi që “ka shumë të ngjarë të formësojë botën tonë në vitin 2018.” Shans i mirë! Lindner është në pritje të gjatë në grupet e opozitës. Ai mund ta bëjë jetën më të vështirë për Merkelin duke sulmuar politikat e saj për migrimin dhe ato evropiane, por ai nuk do ta ndalë atë.

Gjermanët ende i besojnë stilit të kujdesshëm të Merkel, udhëheqëses të mesit të rrugës, që fitoi pseudonimin qetësues edhe pse ndoshta jo të hijshëm Mutti (“mami”). Pavarësisht nga pakënaqësia ndaj saj për të mirëpritur një milion refugjatë në vitin 2015, ata nuk janë në nxitim për ta zëvendësuar atë me një 30 vjeçar të mprehtë që garoi për të nxjerr atë në pension dhe të tërheqë vendin papritur në të djathtë.

Gjermanët konsensualë e vlerësojnë shumë stabilitetin dhe republikat federale kanë një cikël më të gjatë politik sesa sistemet e tjera më kontradiktore. Konrad Adenauer ishte kancelar për 14 vjet, Helmut Kohl për 16 vjet dhe Merkel, ende vetëm 63 vjeç, mund të përputhet me historikun e tyre nëse mund të bashkojë një tjetër koalicion të madh me socialdemokratët e qendrës së majtë apo edhe një qeveri të pakicës me mbështetjen e tyre për një axhendë të kufizuar politikë.

Kreu i SPD Martin Schulz ka identifikuar ringjalljen e Bashkimit Europian si prioritet urgjent që justifikon kthimin e vendimit të partisë së tij për të dalë në opozitë pas një disfatë dërrmuese në shtator, që shumë anëtarë fajësojnë vitet e qëndrimit si partner i vogël në qeverinë e Merkelit. Ish-presidenti i Parlamentit Evropian i bindi shokët e tij për të eksploruar një koalicion të rinovuar me konservatorët duke nxitur qëllimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”.

Berlini, argumentoi ai, kishte një detyrim për t’iu përgjigjur pozitivisht fjalimit ambicioz të Macronit në Sorbonne në shtator, i cili ishte i mbushur me propozime për një integrim më të ngushtë evropian.

German Chancellor Angela Merkel of the Christian Democratic Union (CDU) and her challenger, Germany’s Social Democratic Party SPD candidate for chancellor Martin Schulz, take part in a TV debate in Berlin, Germany, September 3, 2017. German voters will take to the polls in a general election on September 24. ARD/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVE.

Socialdemokratët e bazës ndoshta nuk interesohen shumë për Makronin ose për Evropën, por mesazhi i Schulz ishte në harmoni me establishmentin politik dhe ekonomik gjerman, i cili kërkon një qeveri të qëndrueshme dhe të gjerë dhe e sheh udhëheqësin reformator francez si një mundësi tepër të rëndësishëm për të mos humbur.

Për vite me radhë, gjermanët janë ankuar për rënien dhe paralizën e Francës, e cila i ka lënë ata të pakënaqur si udhëheqësit e vetëm të BE-së. Tani ka shpresë që francezët të jenë në gjendje të reformojnë – edhe nëse zvogëlimi i deficitit të Macronit i detyrohet më shumë një kthimi ciklik sesa shkurtimeve të shpenzimeve dhe reformat e tij të tregut të punës nuk i plotësojnë masat radikale të miratuara në Gjermani më shumë se një dekadë më parë.

Politikanët më të vjetër gjermanë kujtojnë se si konservatorët Wolfgang Schäuble dhe Karl Lamers bën propozime ambicioze në Paris në vitin 1994 për një “Evropë bërthamë”, duke lejuar atë që do të bëhej eurozona për të ecur përpara më shpejtë me integrimin. Ata morën si përgjigje një heshtje të zymtë nga francezët e ndarë, të cilët hezitonin të ndanin më shumë sovranitet.

Tani Merkel e ka bërë të qartë se ajo më në fund ka një partner francez me të cilin mund të punojë në forcimin e eurozonës, duke rritur mbrojtjen evropiane dhe reformimin e politikave të migracionit dhe azilit në BE. Edhe në kapacitetin aktual të saj, ajo ka shfrytëzuar çdo mundësi për të projektuar një front të bashkuar me Makronin.

Njerëzit e familjarizuar me bisedimet e dështuara të koalicionit thonë se kancelarja këmbënguli për një dorë më të lirë për të punuar me Parisin për reformën e eurozonës dhe nuk do të kushtëzohet nga Lindner apo aleatët e saj bavarez të CSU, të cilët kundërshtojnë çdo risk të mëtejshëm për taksapaguesit gjermanë.

Kjo nuk do të thotë se ajo është gati të nënshkruaj propozimet fillestare të Macron-it për një buxhet të eurozonës me vlerë dhjetëra miliarda euro dhe një ministër të financave për zonën e monedhës që i përgjigjet një parlamenti të eurozonës. Si gjithmonë, ajo do të përparojë hap pas hapi brenda kufizimeve të kushtetutës gjermane dhe opinionit publik, duke filluar me lëvizje graduale për të kompletuar bashkimin bankar të unionit gjysmë të ndërtuar bankar të Evropës.

Njerëzit që kanë biseduar me Merkelin thonë se ajo ishte e gatshme të kandidojë për një mandat të katërt vetëm pasi Donald Trump fitoi presidencën e SHBA-ve, duke ngritur frikën e një vakumi udhëheqës në botën perëndimore.

Këto shqetësime kanë provuar të jenë të bazuara mirë. Me Amerikën që nuk angazhohet më shumë për tregtinë e lirë, qeverisjen multilaterale apo bashkëpunimin ekonomik dhe Britaninë e lënë anash nga Brexit, kancelarja është udhëheqësja e fundit me eksperiencë perëndimore, e aftë për udhëheqje të qetë dhe të qëndrueshme në një botë të rrezikshme.

Në Bashkimin Evropian, pavarësisht entuziazmit disi të pa-fokusuar të Macron, vetëm Merkel mund t’i përgjigjet dhe të vendosë një ekuilibër mes Veriut dhe Jugut, Lindjes dhe Perëndimit, majtas dhe djathtas. “Ajo është ende mbretëresha e Evropës”, tha një diplomat i BE-së i cili ka vërejtur zotërimin e saj të samiteve për më shumë se një dekadë. “Nëse doni të mbaroni diçka, shkoni tek ajo.”

“Nëse je në burg dhe ke një telefonatë për të bërë, mendoj se çdokush nga 27 udhëheqësit e tjerë do të telefononte ende Angela Merkel”./POLITICO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here