Qeveria i akordon pension të posaçëm aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi

0
41

Një prej vendimeve të fundit të Qeverisë Shqiptare ishte për akordimin e një pensioni të posaçëm aktorit të mirënjohur shqiptare, Mirush Kabashi.

 

Tani Kabashi përveç pensionit të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i është shtuar në masën e katërfishit të pensionit social. Në vendim saktësohet se Kabashi përfiton edhe 280 mijë lekë të vjetra më shumë.

 

Vendimi i Qeverisë:

“PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here