Shqiptarët e kanë simbol shqiponjën, por e vrasin për dekorim

0
32

Edhe pse është simbol shtetëror, shqiponja po vritet nga shqiptarët për të dekoruar lokalet e tyre.

“Brut Nature” në një video të postuar në Facebook ka dhënë një mesazh përmes së cilit ka bërë të ditur se shqiponja po shkon drejt zhdukjes në Shqipëri, transmeton Koha.net.

Në këtë video shihet një person teksa tregon se ka dal që t’i shesë shqiponjat, ndërsa një tjetër tregon se i ka vrarë vetëm që të dekorojë lokalin “për të pasur më shumë klientë”.

Taulant Bino, ornitologjist ka thënë se numri i shqiponjave në 20 vjetët e fundit është përgjysmuar.

“Para 20-vjetësh mendohej se ishin diku 100-200 qifte shqiponjash në Shqipëri. Sot është diku rreth 50-100 qifte”, ka thënë ai.

Kjo faqe thotë se “shqiponja është viktimë e famës së vet në Shqipëri”.

Sipas ministrisë së Turizmit dhe Ambientit, vrasësit e shqiponjave në të ardhmen do të përballen me burgim dhe jo vetëm me gjoba.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here