Agjencitë britanike kthejnë sytë nga Shqipëria, nisin shitjen e paketave turistike për verën e 2018

0
266

Shqipëria po zgjeron gjithnjë e me shume radarin e agjencive te huaja turistike që po përfshijnë vendin në tonë në paketat e pushimeve dhe te udhetimit për vitet 2018 -2019.

 

Agjencia angleze Expedia ka publikuar ofertat për paketat e udhetimit në Shqipëri. Sipas lajmërimit në websitin e expedia, 7 ditë në Shqipëri, duke përfshirë avionin dhe hotelin nisin nga 180 paund. Agjencia thotë se kundrejt kërkesës ofrohen edhe paketat all inclusive.

 

Agjencia ka listuar çmimet dhe ofertat për të paktën 20 hotele në Shqipëri që janë të vendosura kryesisht në qytetet me trashëgimi historike dhe ato turistike.

Agjencia thotë per klientët e saj, se Shqipëria është një vend me trashëgimi të pasur kulturore, duke referuar se dy qyetet tona, Berati dhe Gjirokastra janë pjese e UNESCO.

Agjencia shpjegon më tej se Shqipëria është plot kështjella që datojnë në periudhen osmane dhe shumë të tjera me origjinë të lashtë.

Agjencia rendit si qytete të bukura për tu vizituar, Shkodrën, Korçën dhe Tiranën të cilat rrethohen nga bukuri natyrore si male të larta, lumenj e dete.

Agjencia përmend Korçën si qytetin më interesant për të shijuar kuzhinën dhe muziken tradicionale shqiptare.

Ndërza Shkodra ekspozohet nga agjencia si një qytet që ofron trashëgimi kulturore dhe peisazhe shumë të bukura të natyrës.

Mesatarja e ofertave është 250 paund për përson për 7 ditë qëndrimi, teksa të interesuarit udhëzohen se për plazh duhet të orientohen në rivieren Shqiptare. Agjencia thotë se te interesuarit mund të zgjedhin ofertat all incluzive, por se duhet që më parë të informohen për përmbajtjen e tyre.

Shqipëria gjithnjë e më shumë po prenotohet nga agjencitë e huaja për pushime në avancë.

Agjencia polake Itaka e cila solli 120 mijë polakë vitine kalauar ka shtrirë prenotimet edhe për vitet 2018-2019 në një pjesë të madhe të hoteleve në Durrës.

Mirë po kjo valë e re kërkese që u vu re vitin e kaluar për shkak të destabilitetit në Turqi, ka gjetur hotelet tona të papërgatitura për të ofruar shërbimet për qytetarët e europës, tëcilët nuk dhanë vlerësime të mira në përshtypjest që lanë për hotelet ku pushuan.(monitor)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here