Rektori: Bursa studentore mund të kthehet në 600 euro

0
7

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina, Marjan Dema, bëri të ditur se do të shqyrtohet përsëri vendimi që vlera e bursës studentore të jetë 600 euro.

“Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që bursa të jetë 500 euro. Kjo bursë ka qenë 600 euro. Do të shqyrtohet edhe një herë dhe kam parë disponim që të kthehet vendimi dhe bursa të jetë 600 euro”, tha Dema për televizionin publik.

Lidhur me këtë çështje, organizata studentore “Reforma” sot para rektoratit të UP-së do të zhvillojë një aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin e vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore që ndan Universiteti i Prishtinës për studentë të shkëlqyer nga 900 në 500 euro.

Ndërkohë, sipas rektorit Dema ka pasur keqpërdorim nga ana e studentëve.

Ai më tutje ka shtuar se janë duke punuar që të rrisin standardet.

”UP ka krijuar këtë shtet dhe ne keni obligim që të ecim përpara. Ne synojmë që UP të krijojë kuadro të reja me ide”, tha Dema më tutje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here