Vendoset granatë në hekurudhën Beograd-Tivar, ndërpritet transporti

0
35

Për shkak të një granate dore të vendosur në hekurudhën Beograd-Tivar pranë Prijepoljes, komunikacioni në këtë pjesë të linjës hekurudhore u ndalua këtë pasdite, raportojnë mediat serbe, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Radiotelevizioni i Serbisë lajmëroi se një granatë dore është zbuluar tre kilometra nga qyteti, tek ura Ljupç.

 

Mediat theksuan se granata ishte vendosur afër hekurudhës dhe e lidhur me tel për shinat, ku u përgënjeshtrua nga policia serbe.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmuan se sonte në Prijepolje, afër shinave në hekurudhën Beograd-Tivar është gjetur një granatë dore.

MPB-ja serbe mohoi informacionet e mediave vendore se bomba ka qenë me tel e lidhur për shinat.

Theksojnë se komunikacioni në këtë pjesë hekurudhore është ndaluar dhe se në vazhdim është hetimi, ndërsa pritet arritja e ekipeve për heqjen e granatës së dorës.

Ministria theksoi se nuk ka kurrfarë rreziku mbi njerëzit dhe objektet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here