Facebook me monedhë dixhitale? Ja projekti i Zuckerberg

0
26

Pas ndërhyrjes në fillim të vitit të Mark Zuckerberg, shumë vëzhgues kanë nënvizuar pasazhin dedikuar sistemeve të decentralizimit të pushtetit që themeluesi i Facebook dëshiron të studiojë. Një monedhë dixhitale për mediat sociale mund të jetë shumë afër, shkruan e përditshmja italiane ‘La Repubblica’.

 

Mark Zuckerberg publikoi një postim në Facebook më 4 janar në të cilin njoftoi se objektivi i tij personal për vitin 2018 ishte të ‘rregullonte’ Facebook-un. Kjo do të thotë që duke marrë parasysh pikëpamjet e ndryshme për të cilat platforma përfundoi nën akuza, nga ‘fake news’ dhe fjalimet e urrejtjes, deri tek logjika e moderimit të përmbajtjes, gjërat më të vërtetë do të ndryshojnë: “Për momentin bëjmë shumë gabime në aplikimin e rregullave dhe parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve tona. Nëse jemi të suksesshëm këtë vit, atëhere do e mbyllim 2018 në një trajektore shumë më të mirë” shkroi themeluesi i rrjetit social në postimin e tij.

 

Megjithatë shumë njerëz mbetën të impresionuar në mënyrë të veçantë nga pjesa e dytë e postimit të tij. Zuckerberg trajton çështjen e centralizimit dhe decentralizimit të teknologjisë dhe thotë se, mes angazhimeve të tjera që do marrë për këtë vit, është edhe studimi dhe thellimi i mekanizmave me të cilat do konkretizojë dinamikën e dytë: “Me rritjen e një numri të vogël kompanish të mëdha të teknologjisë – dhe qeveritë që përdorin teknologjinë për të përgjuar qytetarët e vendeve të tyre – shumë njerëz tani besojnë se teknologjia vetëm centralizon pushtetin në vend që ta decentralizojë atë.” shkruan ai në pasazhin në fjalë. Sidoqoftë, ka sinjale që nuk është plotësisht e vërtetë. “Si kriptografia – shkruan Zuckerberg – ose kriptomonedhat”.

Shumë tituj gazetash e kanë mbuluar këtë aluzion duke imagjinuar se, herët a vonë, rrjeti social mund të nisë monedhën e tij dixhitale. Shpirti revolucionar i internetit duket sikur mbështet manjatin e ri, prandaj thellimi i atyre fronteve mund të jetë një mënyrë për të rivendosur fuqinë dhe demokracinë. Dhe pastaj fakti që kjo shprehet nga një prej protagonistëve kryesorë të këtij centralizimi, është vetëm kontradikta që konfirmon interesin.

Këto përjashtime që “heqin pushtetin nga institucionet qëndrore dhe e kthejnë në duart e njerëzve” mund të krijojnë një mënyrë të re për internetin. “Por rreziku është se janë shumë të vështira për t’u përdorur”, shkruan edhe Zuckerberg. Për këtë arsye shumë njerëz kanë imagjinuar se në ato rreshta fshihet një tregues: arritja e një lloj kriptomonedhe ose monedhe digjitale me të cilën Facebook mund të shfaqet në kontinentin e tij digjital.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here