Astronauti pretendon se është rritur në univers me 9 centimetra

0
10

Astronauti japonez Norishige Kanai pohon se është rritur 9 centimetra gjatë tre javëve të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

 

Ai shprehu dyshime nëse do të ishte në gjendje të futet në një kostum të kozmonaut kur u kthye në Tokë, raporton RT.

 

Kanai, i cili punon si inxhinier i fluturimit në ekspeditën 54/55, ndau komentet e tij në Twiter. Astronauti pohon se nuk është rritur aq shumë që nga shkolla fillore.

Rritja në lartësi njihet si fenomen i misioneve hapësinore. Trupi i njeriut ndryshon për shkak të mungesës së gravitetit normal, kështu që shtylla kurrizore korrigjon dhe zgjatet vetë. Rritja zakonisht shkon në mes 3 dhe 5 centimetra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here