Kryeopozitari i Malit të Zi është ish-futbollisti 30 vjeçar

0
16

Qëndrimi i sportistit dhe kravata e kuqe zakonisht nuk shkojnë bashkë, aq më pak tek një politikan, por në rastin e Aleksa Becic  bëjnë përjashtim.

Njeriu i parë i opozitës malazeze është 30 vjeçar dhe ish futbollist.

Ai ka më shumë se dy vjet që është në krye të partisë Demokratska Crna Gora (Mali i Zi Demokratik), të cilën e themeloi pasi u largua nga partia SNP (Socijalistička Narodna Partija).

Sipas disa hulumtimeve të opinionit publik, tash është partia kryesore opozitare, njofton Klan Kosova.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2016, kjo parti mori 10 për qind të votave, kurse në zgjedhjet lokale të 2017 ia doli që t’i fitojë qytetet bregdetare – Budvën, Kotorrin dhe Herceg Novin.

Aktualisht i ka 8 deputetë në Kuvend, por praktikisht ky numër është më i madh për shkak të aleancave.

Becic u bë i njohur si deputet i SNP-së në Podgoricë në 2010. Për disa vite ishte aktivist i partisë, si dhe futbollist i përfaqësueses së Malit të Zi për të rinj.

Pas krizës në SNP në vitin 2012, politikani i ri u bë zëdhënës i saj, kurse në 2014 edhe kandidat në garën për kryetar të Podgoricës.

Ndonëse nuk fitoi, arriti rezultat shumë të mirë duke e dyfishuar numrin e votave për SNP-në në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fushatës, ai merrej me tema lokale duke refuzuar të lëshohej në debate nacionaliste dhe ideologjike.

Në fillim të vitit 2015, Becic u largua nga SNP-ja dhe së bashku me disa personalitete të njohura partiake që ishin të pakënaqura me zhvillimet e deriatëhershme brenda këtij subjekti, themeloi DCG-në, kryetar i së cilës u zgjodh në mënyrë unanime.

Në të gjitha funksionet e rëndësishme u caktuan politikanë të rinj.

Partitë kundërshtare e kanë akuzuar se dëshiron t’i përngjajë Milo Djukanovicit dhe se është “agjent amerikan”.

Është interesante se Becic shpesh e përmend si aleat të rëndësishëm shqiptarin Dritan Abazoviq, nga Lëvizja Qytetare URA, duke e theksuar afërsinë mes tyre si gjeneratë e re e politikanëve malazias.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here