Turpëroi Milanin, Tare e do te Lacio si krahun e djathtë të Strakoshës

0
34

Lacio po kërkon një zëvendësues të denjë për Thomas Strakoshën. Jo sepse nuk është e këanqur me paraqitjet e portierit shqiptar, përkundrazi, por për faktin e thjeshtë se kryeqyetetasit mendojnë që edhe atij i nevojiten ndonjëherë pushime.

 

Sipas mediave italiane, emri që Igli Tare ka vendosur në majë të listës së preferencave është ai i një portieri i cili pak javë më parë shkroi historinë në Serinë A. Bëhet fjalë për Alberto Brinjolin, i cili me golin e tij me kokë në minutën e katërt shtesë ndaj Milanit, i dha pikën e parë historike Beneventos pas një serie rekord humbjesh.

 

Gjatë javë të fundit ai ka humbur postin e titullarit te skuadra e Beneventos dhe Tare është gati të përfitojë nga situata për ta sjellë te Lacio, me bindjen se përkrah Strakoshës do të formonin një dyshe të shkëlqyer që jep garanci për shumë vite në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here