Greqia “vlon” nga diskutimet për emrin e Maqedonisë

0
33

Debat i ashpër në Greqi pas intensifikimit të negociatave për zgjidhjen e emrit. Mediat greke raportojnë se Qeveria i ka hapur “front” kishës greke, pas deklaratës së djeshme të kryepeshkopit se kisha nuk pranon që zgjidhja të përmbajë fjalën “Maqedoni”. Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme, thuhet se Kisha ka kaluar kufijtë dhe kompetencat e saja. Ministria I rekomandon Kishës të fokusohet në interesat shtetërore dhe jo në ato personale të arkipeshkëve.

 Ministria e Jashtme e Greqisë

A është edhe Kisha në një vijë me Agimin e Artë? Nëse jo, gjithsesi, kisha të na thotë se për cilin emër të negociojmë me Shkupin. Kisha përzihet në çështjet diplomatike, ndërsa nuk dëshiron që shteti të përzihet në rastet kishtare”.

Partia opozitare, Demokracia e Re, i kërkon Qeverisë rishikimin e qëndrimit ndaj kishës duke e arsyetuar deklaratën e djeshme të kreut të Kishës Ortodokse.

Ne e dëgjojmë me vëmendje dhe e respektojmë opinionin e Kishës së Greqisë rreth negociatave për emrin e IRJM-së, pasi ka arsye të mirë të jetë pjesërisht e ndjeshme rreth çështjes dhe te jetë e interesuar në intensifikimin e dimensionit kishtar – tha Gjiorgo Kumucakos, Demokracia e Re.

Por jo vetëm opozita. Në linjë me kishën, është edhe partneri i koalicionit qeveritar, “Grekët e Pavarur”. Zv/ministri i transportit nga radhët e kësaj partie, Nikos Mavraganis tha për ERT se termi “Maqedoni” është i papranueshëm për shkak se Kushtetuta e Maqedoni përmban irredentizëm.

Ky nuk është opsesion ose pozitë a sjellje radikale, por është për shkak se shteti I Shkupit e bën këtë kërkesë për të pasur emër të atillë, pikërisht për shkak se në preambulën e kushtetutës së saj, parashikon se duhet të krijohet një shtet më I gjerë maqedonas dhe ka për qëllim të mbrojë nacionalitetin e supozuar maqedonas. Po të mos ishte kjo në Kushtetutën e tyre, po të ishin mënjanuar këto aspirata irredentiste, atëherë më ndryshe do t’i shihnim çështjet. Por kjo nuk është mënjanuar. Prandaj mbetemi në qëndrimin se në asnjë rast nuk mund të përdoret termi “Maqedoni” në cilindo emër të përbërë, qoftë madje edhe erga omnes – tha Nikos Mavraganis, Zv/ministri i transportit.

Madje deputeti, Kostas Kacikis paralajmëroi se partia Grekët e Pavarur do t’i bashkëngjitet protestave të 21 janarit në Selanik, kundër emrit “Maqedoni”.

Grekët e Pavarur, çështjet patriotike i kanë në majën e agjendës. Si të mos marrin pjesë Grekët e Pavarur në protestat dhe aktivitetet e popullit? Kush ju tha se nuk do të marrim pjesë? Gjithsesi se Grekët e Pavarur do të marrin pjesë në tubime, aty do të jenë deputetët tanë, Maqedonasit, ata nga Greqisa Veriore. Do të mundohem të vij edhe unë”, ka thënë Kacikis për radion Fokus.

Më 17 janar në Nju Jork grupet negociuese do të takohen me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic. Në takim palët pritet të ofrojnë propozime për zgjidhjen e kontestit./Alsat-M

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here