Haziri: Universiteti “Kadri Zeka”, më i miri në Kosovë

0
23

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të manifestimit mbarkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që i kushtohet dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri, ka pritur në takim pune rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, i cili mban emrin e dëshmorit të rënë pikërisht në këtë datë në rrugën e resistencës për lirinë e Kosovës, Kadri Zeka, njofotn kumtesakomunale, transmeton Koha.net.

“Sot kam në takim pune rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili ka qenë bashkveprimtarë i Kadri Zekës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe i vargut të gjatë të veprimtarëve, që ideal të vetëm kishin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kemi folur për punën, angazhimin, zhvillimin dhe funksionalizimin e Universitetit. Është njëri nga universitetet më të mira publike në Republikën e Kosovës edhe pse i themeluar më së voni, por fatmirësisht është institucioni më funksional dhe është në shërbim të një numri shumë të madh të studentëve. Gëzimi ynë i madh është që këtë vit tashmë kemi vendimin për ndërtimin e kampusit të ri, që është vendimi më i mirë që kemi punuar jashtëzakonisht shumë së bashku me rektorin Kosumi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një universitet të mirëfillt”, ka thënë kryetari, Lutfi Haziri.

Kurse nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri për gjithë angazhimin e bërë në instancat më të larta që nga presidenti e deri te deputetët dhe qeveria e Kosovës, në ngritjen e këtij universiteti, zhvillimin e tij, ecjen përpara dhe tashmë edhe punën e madhe që ka bërë për vendimin e fundit për ndërtimin e kompleksit un iversitar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here