Samsung pritet të prezantojë Galaxy S9 në Shkurt

0
10

Smartfoni flagship i radhës për Samsung pritet të jetë Galaxy S9, dhe sipas burimeve të TechSot.Al, kompania koreano-jugore do t’a prezantojë atë në 26 Shkurt, në ‘Mobile World Congress’, apo Kongresit Botëror të Celularëve, që mbahet në Barcelonë.

Lajmin e ka bërë të ditur D.J.Koh, presidenti i biznesit të celularëve të Samsung-ut. Vitin e kaluar Samsung prezantoi S8 në Mars në një eveniment në New York, dhe filloi shitjet e tij në Prill. Meqënëse këtë vit celulari i mençur do të prezantohet një muaj më parë, pritet që shitjet të fillojnë në Mars.

Koh gjithashtu përmëndi dhe projektin e smartfonave me kapak, projekt që Samsung e ka nisur para një viti. Sipas Koh, Samsung pritet t’a lançojë celularin nga fundi i këtij viti, ose fillimi i vitit tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here