Surpriza/ Alegri do të zëvendësojë Konten te Celsi në fund të sezonit

0
23

Masimiliano Alegri është kandidati kryesor për të zëvendësuar Antonio Konten në krye të Celsit. Sipas “Corriere dello Sport”, të cilës i referohet media prestigjioze britanike “Daily Mail”, ai tashmë ka rënë dakord të shkojë në “Stamford Bridge”. Me Konten që pritet të largohet nga kampionët e Premier Ligës në fund të sezonit, besohet se bosi i Juventusit është njeriu i parë në linjë për të marrë përsipër drejtimin e Celsit.

 

Pra është “Corriere dello Sport” që pretendon se Alegri është kandidati kryesor për të marrë Celsin dhe do të zëvendësojë atje po atë teknik të cilin e zëvendësoi te Juventusi në vitin 2014, pra Antonio Konten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here