Albin Kurti nesër shpalos platformën e tij si kandidati i vetëm për kryetar të VV-së

0
29

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nesër do të shpalosë platformën e tij për kryetar. Kurti prezantimin e kësaj platforme do ta bëjë në “Sallën e Kuqe” në Pallatin e Rinisë nga ora 15:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi që është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se ky subjekt tash e sa kohë është duke u përballur me probleme brenda për brenda, dhe se deri tash shumë nga zyrtarë të lartë të këtij subjekti janë dorëhequr nga pozitat drejtuese të VV-së.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here