Besa e Shkupit: Vazhdojnë kërcënimet për jetën e Dr. Kahremanit

0
32

Vazhdojnë kërcënimet për jetën e u.d Kryetarit të Lëvizjes Besa, Nexhbedin Kahremani, dhe për familjarët e tij, njoftuan sot nga kjo parti. Në kumunikatën e Lëvizjes Besa thuhet se një grup njerëzish të dhunshëm do e sulmojnë ambulancën e Dr. Kahremanit për këtë arsye ato kanë bërë thirrje deri te organet e e rendit që të ndërmarrin masa

“Kërkojmë përsëri nga organet e rendit që të ndërmarrin masa dhe ta mbrojnë z. Kahremani, i cili – pos tjerash – e gëzon edhe imunitetin e deputetit. Këtu dëshirojmë të theksojmë se nëse dikush ka marrë mandat deputeti në shpinë të dikujt në Lëvizjen BESA, ai sigurisht nuk është z. Kahremani, por mund të jetë dikush nga ata që sot e organizojnë këtë presion ndaj U.D. Kryetar i Lëvizjes BESA”, thuhet mes tjerash në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here