Dashnorja perfekte… Ja se si e duan meshkujt tradhtarë

0
15

Sportive, e re, sensuale, mendjehapur dhe… bionde. Je perfekte për të qenë dashnorja e një burri të martuar… sepse ata nuk dinë hiç!

 

Del që biondet janë më të preferuara nga meshkujt për të tradhtuar gratë. Sajti SeekingArrangement.com mblodhi të dhënat e afërsisht gjysmë milioni burrash të martuar dhe zbuloi që 61 për qind e tyre preferonin të kishin një dashnore bionde.

 

Ti mund të jesh një vajzë e re, beqare, e diplomuar, ndoshta me master ose dhe doktoraturë, që bën sport dhe nuk pi duhan për të mos dëmtuar shëndetin, por je gati të pish ndonjë gotë me shoqërinë.

Ata gjithashtu preferonin që vajza të ishte mes moshës 26 dhe 32 vjeçe, të kishte qejf të pinte në shoqëri, të kishte diplomë universiteti dhe të mos tymoste duhan.

Më e plotë, përmbledhja e kërkesave për dashnoren ideale të gjysmë milionë burrash të martuar:

Ngjyra e flokëve: bionde, 61 për qind e meshkujve kanë zgjedhur këtë alternativë
Ngjyra e syve: e gjelbër, 47 për qind
Raca: kaukaziane, 32%, Aziatike, 30 %
Statusi: e lirë 98%, e negociueshme 27%, një marrëdhënie e moderuar 26%
Arsimi: universitar ose më lart, 87%
Mosha: 26 deri në 32
Shëndeti dhe stili i jetës: pëlqen pijen, nuk tymos
Aktiviteti sportive: atletike 33 për qind
Fjalët më të kërkuara: yoga, Energjike, Sensuale, Mendjehapur

Pjesa e çuditshme e këtij ekuacioni është që 98 për qind e meshkujve duan që gruaja me të cilën do tradhtojnë të jetë beqare.

Është ky një standard i dyfishtë? Apo ndoshta burrat nuk duan të prishin marrëdhëniet ekzistuese sepse ata mund të jenë vetë pjesë e një marrëdhënieje të prishur, shkruan revista class, por kjo nuk do të thotë që duan të shkatërrojnë dhe një tjetër?

Ëhhhh! Sikur nuk besohet kjo e dyta!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here