Duka: Rikandidova pasi nuk ka projekte më të mira, Fino duhet të jetë “i zhveshur” nga PS

0
6

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zyrtarizoi ditën e sotme, përmes një postimi, kandidaturën e tij për një tjetër mandat në krye të FSHF. Në një intervistë për Top Channel, Duka tregon arsyet për këtë rikandidim.

 

“Pikëpyetjet janë ato që çdo njeri i ka në kokën e tij. Shumë vite, një njeri me energji të reja, le ti jepet mundësia dikujt tjetër, por duke parë se nuk ka alternativa apo projekte më të mira, shkova në këtë vendim të rikandidoj.”

 

 

Jeni akuzuar për trukime apo favorizime

“Kjo është një garë apo një lojë e dashur për të gjithë shqiptarët, por është garë dhe ka emocione. Shpesh herë prodhon edhe konflikte, cënon edhe interesa. FSHF duke qenë në rolin e organizatorit, shpesh herë kundërshtohet. Patjetër që ka anëtarë të pakënqëur, nga ku dalin edhe alternativa të reja, por në përgjithësi raportet me të gjithë anëtarët kanë qenë pozitive.”

“Do doja ta shikoja jo si sekretar në PS, por si iniciativë e Bashkim Finos. Dua ta shoh kështu këtë garë. E shikoj si iniciativë pozitive, që ai kërkon të japë eksperiencën e tij në insititucion e futbollit në Shqipëri.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here