Francë/ Banorët bëjnë gjestin e madh pas refuzimit të azilit për familjen shqiptare

0
37

Më shumë se 100 njerëz ishin mbledhur në qytetin e Cherbourg (Manche) këtë të enjte ku prindër, nxënës, mësues dhe banorët e lagjes ishin mbledhur për të protestuar kundër dëbimit të një familje shqiptare.

 

Nëse ne jemi këtu sot, është për të shprehur shqetësimin tonë e akoma më shumë zemërimin tonë”, kanë thënë qytetarët

 

Ata ishin mbledhur për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje me katër fëmijë Artanin, Olsan, Klelan dhe Anxhelën.

Të ardhur në Cherbourg në shtator 2017, çiftit ju refuzua kërkesa për azil në dhjetor 2017. Dëbimi nga vendbanimi i tyre ishte parashikuar për të premten, 12 janar 2018.

Ne na duket tërësisht e pajustifikueshme dhe e patolerueshme që këto nxënës të flenë rrugëve” janë shprehur mësuesit e shkollës.

Ata thonë se fëmijët janë integruar mirë në jetën shkollore dhe prindërit gjithashtu, duke shprehur së bashku dëshirën për të qëndruar në Francë. Ata thonë se e dinë që në Shqipëri jeta e këtyre njerëzve është e kërcënuar, prandaj nuk e kuptojnë këtë lloj vendimi.

Përpara shkollës, manifestuesit kanë thirrur autoritetet publike që të mobilizohen për të bërë një tjetër kërkesë  për azil. I kontaktuar përpara mbledhjes, kryetari i bashkisë, Benoît Arrivé ka marrë përsipër të sigurojë që familja nuk do të flinte rrugëve të premten.

Për këtë pjesë jemi në rregull, por çfarë do të ndodhë netët e tjera?” pyet një mësues.

Një mbledhje do të kryhet gjithashtu me autoritetet e shërbimit të prefekturës të mërkurën më 17 janari  2018 në orën 16.30 për të vendosur për familjen shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here