Komuna e Prishtinës kërkon propozime për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi

0
33
Komuna e Prishtinës ka bërë ftesë për propozime për përzgjedhjen e ndërtesave të banimit në bashkëpronësi.

Afati i fundit për t’iu përgjigjur kësaj ftese për propozime, është 9 shkurti, ora 16:00.

Gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në një kopje të shypur në sportelin 6, Komuna e vjetër e Prishtinës.

Projekti “Krijimi i Shoqatave të Pronarëve të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi” , financohet nga Banka Botërore që mbështet Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësionor për të hartuar një plan zbatimi për kërkesën e Ligjit N.04/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi (NBB)-krijimin e Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) dhe për të promovuar formimin e tyre nëpërmjet një pilot-programi.

Sipas njoftimit është bërë e ditur edhe kriteret që duhet plotësuar dhe procedurat e përzgjedhjes.

http://prishtinaonline.com/uploads/ftesa_per_propozime_pe_nbb_prishtine.pdf

http://prishtinaonline.com/uploads/ftesa_per_propozime_pe_nbb_prishtine.pdf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here