Kryetari i Komunës punëson shofer personal vëllain e tij

0
20
Kryetari i ri i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka punësuar vëllain e tij si shofer personal.

Sipas Tahirit, në bazë të rregullores kryetari ka të drejtë të punësojë shoferin dhe asistenten e tij.

“Është e vërtetë që shoferi është vëllai im. Në bazë të rregullores kryetari i Komunës ka të drejtë të punësojë shoferin dhe asistenten tij”, tha Tahiri për KALLXO.com.

Por, për punësimin e vëllait të tij në pozitën e shoferit Tahiri tha se nuk është për periudhë të gjatë por është bërë vetëm për këtë fazë fillestare.

‘’Është punësim vetëm për një fazë tranzitore pasi që është fillimi, deri sa të identifikojmë një person që mund të jetë shofer i brendshëm ose i jashtëm”, u shpreh Tahiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here