Paracetomoli me virus vdekjeprurës në Shqipëri? Urdhri i farmacistëve: Ja e vërteta

0
54

Në 24 orët e fundit, më shumë se 23 mijë përdorues Facebook-u kanë përhapur panik në lidhje me parcetamolin P/500 duke u shprehur se përmban virus vdekjeprurës.

 

 

Megjithatë mediat e huaja kanë reaguar duke thënë se është lajm fiktiv, pasi një gjë e tillë nuk ekziston.

“Kini kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes,” thuhet në postimin e përhapur në Facebook.

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise ne sinkron te plote me Agjencine Kombetare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore konfirmojne se: “Asgje te vertete nuk ka mbi gjoja “rrezikun” qe vjen nga perdorimi i paracetamolit. Dhe perkatesisht Paracetamolit P500 te firmes Apex i cili nuk qarkullon ne tregun tone! Postimi qe eshte bere viral ne rrjetet sociale eshte thjeshte “Fake News”!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here