Shoqëria civile fiton gjyqin me MZHE-në, Gojani kërkon më shumë transparencë në dokumente zyrtare

0
36

Rinora Gojani, nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) në Express intervistën për KTV, foli për kontratat e mëdha dhe për transparencën e tyre.

Ka thënë se ndryshimet në pakot tenderuese, janë pa transparencë, kryesisht nga ministria e zhvillimit ekonomik, e ka thënë se ishte GAP që në emër të KOSID ka dërguar padi, pastaj kanë marrë të drejtë dhe kanë fituar gjyqin.

“Më shumë se 4 vite na mori të marrim të drejtën për të pasur qasje në këto dokumente zyrtare”, tha ajo.

Gjykata themelore në Prishtinë ka konstatuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin në procesin e privatizimit të KEDS dhe tenderin për Termocentralin “Kosova e Re” për qasje në dokumente publike kur nuk kanë lejuar qasje në asetet e privatizimit Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Gojani ka përmendur edhe momentin kur janë privatizuar edhe katër hidrocentrale me rastin e privatizimit të KEDS-it, ndërsa institucionet përkatëse nuk bëri publike dokumentet.

“Për pjesën e distribucionit, habitemi se si nuk ka ende padi për dikë e ne përballemi me probleme të mëdha”, shtoi ajo.

Gojani ka thënë se për pakot tenderuese, kanë analiza që flasin për dyshime e qartësi se në çfarë ligji është bërë procesi i tenderimit.

Ajo ka thënë se ligji për qasje dokumente zyrtare duhet të kihet parasysh edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Edhe dokumentet që nuk janë finale, duhet të publikohen pasi janë në interes të publikut”, tha ajo, e shtoi se edhe nëse nuk është final duhet të kemi qasje edhe në ato dokumente që janë në draft.

Ka shtuar institucionet po shkelin ligjet të cilat i miratojnë vetë.

Ajo ka përmendur komunikatën e KOSID që e kanë publikuar, ku shprehin zhgënjimin e tyre që institucionet të ndjekin procedurat dhe të zbatojnë ligjin.

“Sikur të zbatoheshin sot do të kishim rezultate më të mira”, tha ajo.

Gojani tha se aktgjykimi ka ardhur katër vite e gjysmë pas parashtrimit të padisë dhe është i vonuar, duke marrë parasysh se gjatë kësaj periudhe është përmbyllur procesi i privatizimit të aseteve të KEDS-it. Po ashtu vlerëson se lejimi i qasjes në asetet e KEDS në kohën kur është parashtruar kërkesa, do të parandalonte dëmtimin e interesit publik.

“Sa më shumë të ketë qasje në dokumente zyrtare është më mirë për ne”, tha ajo duke u bërë thirrje qytetarëve të ngritin zërin e të kërkojnë të drejtat e tyre, pasi edhe ata kanë të drejtë një qasje të tillë në këto dokumente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here