Turqia paralajmëron shtetasit e saj që udhëtojnë në SHBA

0
56

Ministria e Jashtme të Turqisë ka kërkuar nga qytetarët që të rikonsiderojnë planet e udhëtimit drejt SHBA’së pasu mund të jenë pjesë e sulmeve vdekjeprurëse.

“Ne vërejmë një numër në rritje të komploteve terroriste dhe akteve të dhunës në Shtetet e Bashkuara,” tha ministria në një deklaratë, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.

Ajo shtoi se sulmet mund të jenë të formave të ndryshme si automjetet që sulmojnë këmbësorët, sulme me bomba, sulme me automatikë dhe këto sulme mund të ndodhin në qendra të qyteteve, në aktivitete kulturore, stacionet e metrove, objektet publike, në qendrat e lutjeve dhe madje në kampuset e shkollave.

Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar kohët e fundit sulme në Universitetin e Ohajos, në aerportoin e Forth Lauderdale-Hollyëood, në xhaminë Dar Al-Farooq e Minesotës dhe një kishë në Teksas.

Sulmi i fundit kishte ndodhur në stacionin e metros në Nju Jork më 12 dhjetor 2017.

Ministria tha se këto ishin sulme të kryera nga grupe të ekstremit të djathtë dhe raciste, duke u bërë thirrje qytetarëve të saj të marrin masa paraprake gjatë udhëtimeve të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here