70 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

0
12

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptari, i cili është kapur me drogë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, 38-vjeçari u arrestua pasi në automjetin e tij të tipit ‘Renault Koleos’ u sekuestruan rreth 70 kg marijuanë.

Lëndë narkotike ishte paketuar në 4 thasë, dhe nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro.

Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve që kishte siguruar policia italiane, se një ditë më parë shqiptari kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë, me qëllim trafikimin e një sasi të madhe droge.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here