Albin Kurti prezanton platformën e tij udhëheqëse në VV (LIVE/Video)

0
28

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjën Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, po prezanton platformën e tij.

Prezantimi po bëhet në “Sallën e Kuqe” të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kurse në tubim nuk janë parë asnjë nga të dorëhequrit e fundit nga Vetëvendosje.

Tubimi ka filluar me intonimin e himnit shqiptar.

Tubimi  ka vazhduar me një fjalim të deputetes, Albulena Haxhiu, e cila ka përmendur të dorëhequrit duke thënë se edhe ata kanë kontribut për rritjen e Vetëvendosjes.

Por, Haxhiu ka veçuar Albin Kurtin si politikanin model në Vetëvendosje e në Kosovë.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here