Albulena Haxhiu lartëson Kurtin si njeriun që ka fituar zemrat e aktivistëve

0
31

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë hapjen para anëtarëve të VV’së, të cilët janë mbledhur për të dëgjuar platformën e Albin Kurtit për kryetar. Haxhiu ka falënderuar për kontributin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymeri, dhe të gjithë ata që dhanë kontribut, ndërsa mirënjohjen më të thellë Haxhiu e ka ruajtur për Kurtin , të cilit ka thurur lavde për drejtimin e Lëvizjes në rrugën e drejtë.

Tha se viti i kaluar ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuan VV-në në nivel lokal por edhe qendror.

“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave, Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale. Me ish- kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për VV-në”, ka thënë Haxhiu para se Kurti ta fillojë prezantimin e platformës së tij për kryetar.

Por sipas Haxhiut, meritën më të madhe e ka njeriu më i votuar në Kosovë, Albin Kurti.

“Aktivisti që ka fituar zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të lartë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here