Amerika dhe Britania marrin vendim tronditës, i japin fund ndihmës për Kosovën!

0
65

Iniciativa e një grupi të deputetëve, të cilët kanë gjetur përkrahje edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka shqetësuar tej mase ambasadat e shteteve të QUINT-it, të cilët përmes një deklarate për medie kanë kërkuar nga liderët dhe nga deputetët të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegociuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara, shkruan Zëri.Info.

Aty në deklaratën e tyre thuhet se janë thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për ta zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e presidentit për t’i falur tre të dënuar për vrasje në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Sipas tyre, Dhomat e Specializuara në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për t’i adresuar krimet e kryera në territorin e saj.

“Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për ta mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova ta mbështesë drejtësinë”, thuhet në deklaratën për medie të shteteve të QUINT-it.

Aty më tutje thuhet se nuk ka asnjë arsye për ta penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo secilin deputet të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegociuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas tyre, një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. “Kjo i vë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë dhe kushdo që mbështet një gjë të tillë do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona.

Ftojmë të gjithë liderët e Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës ta ngrehin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë t’i informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, duke përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtar dhe euroatlantik të Kosovës nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë.

Në të njëjtën kohë presim që të gjitha shtetet t’i ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë plotësisht në gjykimin e krimeve të supozuara të kryera në Kosovë”, thuhet më tutje në deklaratën e tyre. Sipas tyre, krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmojë përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit dhe të vazhdojë ta pranojë mbështetjen ndërkombëtare.

PO ashtu edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se iniciativa e fundit e disa deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale ishte një veprim shumë i rrezikshëm, i cili minonte jo vetëm sundimin e ligjit, por edhe besueshmërinë e Kosovës si partner i Bashkimit Evropian (BE).

Apostolova ka bërë të ditur se viteve të fundit Kosova ka bërë progres si në aspektin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prandaj, siç ka thënë ajo, janë shikuar me optimizëm marrëdhëniet Kosovë – BE, duke e përsëritur vazhdimisht në nivelet më të larta që vendi ka një të ardhme të qartë evropiane.

E para e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka sqaruar për gazetën “Zëri” se themelimi i Dhomave të Specializuara dhe i Prokurorisë Speciale është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën dhe këto të fundit nuk targetojnë vende, komunitete apo organizata specifike.

“Këto institucione të drejtësisë ndërkombëtare do të merren me individët që kanë kryer krime. Nuk ka asnjë justifikim për askënd që përpiqet të parandalojë hetimin e krimeve, ndëshkimin e autorëve, duke u siguruar kështu viktimave së paku pak qetësi”, ka potencuar Apostolova për “Zërin”. Megjithatë Apostolova beson se Dhomat e Specializuara do të përfundojnë pa u ndëshkuar, gjë që do të jetë një hap i rëndësishëm drejt pajtimit. “Unë nuk dëshiroj të besoj se krerët politikë qëllimisht do të shkojnë kundër detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Kjo gjë do ta rrezikonte të ardhmen e Kosovës duke ndikuar negativisht te qytetarët e zakonshëm, të cilët nuk e meritojnë këtë gjë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”. Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që t’i vënë së pari interesat kombëtare dhe të demonstrojnë se janë të denjë për besimin që e kanë marrë nga qytetarët, pasi që, siç thotë ajo, këta të fundit presin që të punojnë për të mirën e përbashkët dhe integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here