BDI edhe 20 vjet në pushtet, nëse dikush nuk ndryshon?

0
9

BDI  edhe 20 vjet do të qeverisë, nëse partitë opozitare shqiptare nuk bashkohen në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e thotë profesori universitar Nuri Bexheti në një debat në Tv Dukagjini.

Sipas tij, opozita e përçarë edhe pse siguron më shumë vota në total, megjithatë kurrë nuk ka arritur që ta tejkalojë BDI-në, e cila gjithmonë ka pasur gati rezultat të dyfishtë.

“Unë e kam një porosi. Nëse partitë opozitare nuk bëhen bashkë, bile një vit para zgjedhjeve, duke dalur dhe duke dëshmuar me program e vizion të qartë, BDI sërish do të fitojë”, ka theksuar Bexheti.

Sipas tij, është rast unik se si kjo parti që nga themelimi e deri tani ka qenë në pushtet. Ai shtoi se opozita duhet të reflektojë unitet dhe jo përçarje, siç po ndodhin ditëve të fundit me përçarjen e Lëvizjes BESA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here