Çmenduria e radhës në internet që po merr në qafë adoleshentët

0
22

Pas sfidës së akullt, në internet është përhapur një tjetër sfidë potencialisht e rrezikshme e quajtur “Tide Pod Challenge”. “Daily Mail” shkruan se tashmë adoleshentët fusin në gojë detergjent rrobash dhe helmojnë veten, duke sfiduar të tjerët që të marrin pjesë.

Ndoshta mund t’iu duket argëtim në mediat sociale, por kjo sfidë është tepër e rrezikshme.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar zyrtarisht 40 raste të helmimit nga detergjentët në këtë fillim viti. Gjysma e këtyre rasteve janë helmime me dashje nga adoleshentët që provojnë këtë sfidë.

Gëlltitja e detergjentit të rrobave çon në helmim që shkakton të vjella dhe diarre. Ky ilaç rrobash përmban etanol dhe peroksid hidrogjeni, që do të thotë se janë tepër helmuese dhe mund të shkaktojë pasoja fatale, shkruan klan.tv.

Pas përhapjes së kësaj sfide në rrjetet sociale, mjekët amerikanë kanë paralajmëruar njerëzit që të mos marrin pjesë. Ata që e kanë provuar, tashmë janë penduar dhe thonë se nuk duhet ta bënin kurrë një gjë të tillë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here