Dëshmia tronditëse për vrasjet e pasluftës

0
9

Tri familje nga rajoni i Dukagjinit, Zemaj, Tolaj dhe Haklaj, familjarët e të cilave janë vrarë në fillim të dekadës së kaluar në rrethana ende të pasqaruara, kanë deklaruar dje se janë të tronditura nga dëshmia televizive që të enjten mbrëma dha Shkumbin Mehmeti, një i dënuar për pjesëmarrje në një vrasje në rrethinën e Podujevës, në vitin 2004.

Shkumbin Mehmeti ka folur në “Klan Kosova” për një grup kriminal, në të cilin thoshte se ka bërë pjesë e për të cilin tha se ka dorë në shumë vrasje të pasluftës në Kosovë.

Ndër vrasjet që i përmendi Mehmeti janë edhe ato të Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt, të vrarë në dy raste të ndryshme në rrethinën e Pejës, në vitin 2003.

Ai po ashtu ka thënë se ishte planifikuar edhe vrasja e Xhavit Halitit, tashmë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Pas këtyre deklaratave ky ka kërkuar që institucionet e drejtësisë t’i fillojnë hetimet, shkruan tutje “Zëri“.

Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj, të tronditura

Familjet Zemaj, Tolaj dhe Haklaj kanë lëshuar dje një deklaratë të përbashkët rreth kësaj dëshmie, në të cilën thuhet se në dëshminë e tij, z. Mehmeti, ndër të tjera ka dhënë informacione që lidhen me vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, si dhe të dy policëve hetues, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, duke dëshmuar për motivet që çuan urdhërdhënësit për porositjen e këtyre vrasjeve, si dhe duke apostrofuar emra që mund të jenë të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here