Indetiteti shqiptar përmes karikaturës!

0
18

Nga Arben Meksi/

 

Kohe me pare ne nje bisede me Ben Andonin, me tha se po punonte per nje liber ku nepermjet studimit te karikaturave te bera ne nje periudhe te gjate kohe, qe nga fundi i shekullit XlX e deri ne ditet tona, te nxierr indetitetin e shqipetareve.

 

Mu duk nje pune e veshtire  te studioje nje periudhe kohore relativisht te gjate gati 150 vjeçare, ku ne fillimet e saj karikaturat per Shqiperine jane bere nga autor te huaj, e me vone nga vet shqiptaret.

Nje pune qe kerkonte guxim te madh, sepse permes imazhit qe jep figura e vizatuar, metafores apo sarkazmes qe shpreh nje karikature, ti duhet ta shnderrosh ate ne fjale e permes ketyre fjaleve, te percaktosh indetitetin e shqiptareve.

Nje pune qe kerkonte njohuri te medha, sepse duhet te ç’kodoje kete kod mençurie te shprehur me linja te deformuara, me figura njerezish apo sendesh te bera ne kohe dhe situata te tjera, ne kontekste te ndryshem dhe nga autore te ndryshem.

Kerkonte kulture te madhe per te analizuar dhe renditur sipas periudhave  kohore pergjate viteve ecurine e karikatures shqiptare duke ruajtur jo vetem kronologjine, por edhe duke zgjedhur ato me dometheneset.

Dhe ne fund mendova se kerkonte vullnet dhe ore pune, per te gjetur dhe sistemuar materialet nga gazetat dhe revistat  e kohes, per te kontaktuar dhe biseduar me autore qe jane gjalle, e permes bisedes me ta, te besh nje sinteze dhe renditje te materialit te grumbulluar, per me teper duke mos qene vet karikaturist.

Keto cilesi nuk i mungojne Ben Andonit, si gazetar, studiues dhe kritik arti, esseist, perkthyes dhe redaktor, nje njeri shumeplanesh ne kulturen shqiptare, nje dashamires dhe njohes i mire i karikatures.

Me kete pune autori realizoi dy qellime: njohjen e historise dhe indetitetit shqiptar te shprehur permes karikatures , si dhe evidentimin e puneve te karikaturisteve te huaj dhe shqiptar duke renditur ne menyre kronologjike, ato vepra te karikatures shqiptare, te cilat ishin shperndare dhe allakatur neper revista e gazeta te lena ne harrese prej vitesh, njekohesisht duke vleresuar punen e dhjetra talenteve te ketij arti.

Ky liber i trajtuar si katalog, me nivel te larte cilesor ne pamje dhe permbajtje, mbledh bashke karikaturistet shqiptare me veprat e tyre.

Krijimtaria popullore ne te gjitha fushat e artit eshte esenca e indetitetit tone, shprehja me autentike e historise se tij. Jo me kot shkrimtari i madh Ismail Kadare ne librin “ Historia e popullit ne vargje” ka studiuar dhe analizuar poezine popullore ne nje periudhe te gjate kohore dhe permes ketij studimi ai na jep indetitetin tone, historine tone, mentalitetin tone nga ky arkiv gojor i ruajtur brez pas brezi, duke e quajtur poezine popullore, kujtese kombetare.

Per te bere kete rrefim te historise dhe indetitetit tone permes imazhit qe jep karrikatura. Ben Andoni bashkoi shume pena te huaja dhe shqiptare, qe levruan kete art, duke studiuar fabulat, stilin per secilin autor, temat qe trajtohen, grafiken, humorin, personazhet, metaforat e karikaturave te botuara ne gazeta e revista te ndryshme.

Duke grumbulluar keto deshmi artistike te autoreve te ndryshem, permes hulumtimit, ai na jep indetitetin tone, natyren e shqiptarit me gjithe te mirat dhe dobesite e tij.

Karikatura gjate viteve ka ngurtesuar ngjarjet ne imazh, kohen, sjelljet, psikologjine, virtytet, veset. Duke i studiuar te gjitha keto karikatura, autori i ç’ngurteson ato, i ringjall duke na dhene permes imazheve pa jete, indetitetin tone.

Karikatura eshte kod mençurie qe nuk mund ta perdorin te gjithe e qe njeriu ka arritur ta ruaje qe nga lashtesia. Ajo eshte gjuha me e perhapur e artit sepse duke qene universale ndryshe nga artet e tjera nuk ka nevoje per perkthyes.

Permes sinjaleve telepatike ajo eshte perhapur njekohesisht edhe ne kontinente te izoluara nga njeri-tjetri. Me fuqine e humorit dhe mesazhit qe transmeton ajo peshon inteligjencen njerezore.

Karikatura eshte kulture. Ndryshimi midis karikatures se mire dhe karikatures pa efekt  eshte niveli kulturor i karikaturistit. Ajo e kthen fjalen ne imazh, ky imazh e tejkalon gjithmone autorin qe e perdor dhe shpreh realisht me teper se sa vet autori eshte i ndergjegjeshem. Kete e ka kuptuar dhe realizuar me se miri Ben Andoni.

Per kopertinen e librit ai ka zgjedhur nje karikature te vitit 1914  me autor Murat Toptanin, poet, piktor, skulptor, nje njeri i rendesishem per kohen. Karikatura mban diçituren “Premtimet e Anglise”.

Duke ecur me tej, qe ne faqet e para te librit te bien ne sy dy karikatura, njera me autor te huaj Honore Daumier e vitit 1860, e cila shpreh dilemen e shqiptarit, se me ke do te behej nga dy fuqite e medha qe e terheqin nga krahet dhe tjetra me autor nje nga korifejt e karikatures shqiptare, Shtjefen Palushi, me titull “Sallate ruse” botuar ne vitin 1969.

Autori e ndan librin ne gjashte kapituj. Ne kapitullin e pare “Indetiteti shqiptar permes imazhit humoristik ne historine moderne“ me nje esse te shkelqyer autori na jep indetitetin shqiptar duke analizuar ecurine e karikatures shqiptare qe ne fillimet e saj kur autor te huaj skiconin karikatura per Shqiperine dhe me vone ne fillimet e shekullit XX kur vete shqiptaret filluan te merren me kete art.

Ne nje hark kohor gati 150 vjecar, autori ne vazhdim tregon se si Faik Konica jashte atdheut, pajtoi me pagese nje grafist amerikan te quajtur Frank E.Davitson, per ti kthyer ne karikatura idete qe ai i tregonte.

Gjate kesaj periudhe ne revisten “Dielli” u botuan 95 karikatura te tilla. Me diçiturat qe Konica ju vesh karikaturave te porositura stigmatizohet Shqiperia dhe klasa e re e te pasurve, duke vene ne dukje se ne shpirt shqiptarit i gufojne vrullet zemerake edhe pse ai ka cilesi dhe karakter per gjera te moralshme.

Asnjehere individi shqiptar me apo pa pushtet nuk e kerkon fajin tek vetja, por ja delegon ate forcave madhore, duke qene vend i vogel e i kercenuar, eshte edhe trim dhe i perkulur, here burre i ashper, here i pagdhendur, i cili nuk ka frike nga plumbi, por ndridhet nga Valiu!

Trimeria e shqiptarit paraqitet e madhe ne vehtvete, por e vogel ne shkaqet qe e ndezin. Autori spiegon se si atributet e nje populli  jane formuar historikisht nen ndikimin e shume faktoreve duke perfshire poziconin gjeokrafik, terrenin, klimen dhe lakmine e te tjereve. Karakteri i shqiptarit ishte pasqyrim i asaj gjendje qe hiqnin shqiptaret ne vehtvete. Shqiptarit i jane imponuar kushte politike te ndryshme nga pushtues te ndryshem.

Per te vene ne dukje karakterin e shqiptarit autori citon nje shprehje te lord Bajron “Karakteristikat e mira te shqiptareve lidhen vazhdimisht dhe kryesisht me ato qe kerkojne guxim dhe kurajo, krejtesisht ndryshe nga ato qe kerkojne thellesi mendimi, edhe pse shqiptaret kane dhene perhere prova per nje besnikeri, per nje dashuri personale, qe mund te shkoje deri ne sakrifice.

 E ndejtura e shqiptarit maje nje kodre, maje nje mali e bene te mesohet i lire sa vete gjer ne shkalle te anarkise” thoshte Mehdi Frasheri e me tej ” Vendi yne i coptuare, i gerxhosure, plot shkembenj dhe gryka na ka bere te ashper pake te keq, egoist, plot kotsi, te bashkuar, te pashoqeruare”. Sipas autorit duke ju referuar studjuesit Agim Janina gjurmet e kesaj gjinie datojne qe prej vitit 1911. Gjate kesaj kohe filloi dhe interesimi per shqiperine, sidomos pas formimit te shtetit shqiptar.

Para luftes se dyte boterore, karikaturat botoheshin ne gazeta dhe revista jashte vendit, ne Rumani, Bullagri, SHBA ne organet “ Dielli”, “ Opinga”, “ Liri e Shqiperise” etj.

Autori spjegon rendesine e karikatures gjate luftes se dyte boterore, si imazh per te ngritur moralin e popullit, duke satirizuar dhe nxierr ne dukje dobesite e kundershtarit pushtues. Gjate kesaj periudhe karikaturist te famshem me emer ne bote, si Filip Zec qe botonte ne gazeten “Daily Mirror” apo artisti sovjetik Boris Efimov paguheshin me rroge qe konsiderohej disa here me e madhe se e zyrtareve me te lart te kohes.

Ne karikaturat e periudhes se gjysmes se dyte te shek. XX ndihet marshimi i shqiptareve drejt ishullit utopik, ne to fshikullohet cilido qe i bene rezistence formimit “ te njeriut te ri” me sarkazma dhe tallje per veset njerezore, dembellekun, fodullekun, egoizmin etj. Ishte revista “Hosteni” satiro-humoristike e drejtuar nga Niko Nikolla qe i dha nje zhvillim te madh ketij zhanri te artit tone, natyrisht ne sherbim te ideologjise se kohes.

Ketu u evidentuan dhe penat e forta te karikatures shqiptare si Zef Bumçi, Shtjefen Palushi, Enriko Veizi, Bardhyl Fico, Dhimiter Ligori, Sabaudin Xhaferi, Bujar Kapexhiu, Vasil Lalo, Koço Devoll, Petrit Konçi, qe formojne brezin e pare te karikatures shqiptare, i pasuar me vone me brezat e tjere.

Karikatura e kesaj periudhe i eshte pergjigjur flake per flake problemeve qe preokuponin shoqerine tone ne “lufte me shfaqjet e huaja” qe e pengonin ate. Ne kete kohe disa karikaturist i kaluan kufijte e vendit tone.

I tille ishte Ilir Pojani i cili ne konkursin boteror ne Kanada fitoi çmim nderkombetar. Per karikaturistet e kesaj periudhe dhe per ata te pas viteve 90’ autori duke njohur dhe analizuar veprat e tyre ve ne dukje karakteristikat per secilin autor, te cilet dallohen nga stili, humori, trajtimi artistik, gjetja e metafores. Autori na jep profilet artistike dhe per karrikaturistet e brezit te dyte si: Agim Sulaj, Medi Belortaja, Arben Meksi, Kosta Raka, Like Rehova.

Duke u pare veç e veç secili karikaturist ka indetitetin e vet, por te pare se bashku ata formojne nje kolane me vlera te medha kombetare per kete art, qe per vite me rradhe ka qene krenaria e arteve tona, por qe tani eshte ne letargji apo drejt zhdukjes, e per kete gjendje ne qe e njohim dhe qe punojme per kete art na vjen keq.

Vitet e fundit karikatura shqiptare ka pesuar nje renie dramatike. Disa autore jane larguar nga kjo jete, disa te tjere kane ikur jashte vendit, ata qe jane ketu nuk merren me me kete art, se nuk mund te jetojne me te ardhurat e tij. Ky art mbahet ne kembe me tre-kater karikaturist. Jam i bindur se ky liber do ta ndihmoje per ta zgjuar nga gjumi. Karikatura eshte nje art qe duhet ringjallur.

Eshte e vertet qe ekonomia e tregut i ka ç’ekuilibruar perkohesisht lidhjet me artin, si te artistit qe e krijon ate, ashtu dhe te atij qe e shijon. Duket sikur eshte zbehur pasioni per krijimin shpirteror, duke i dhene perparesi deshires per pasurim material. Por ka nje thenie qe duket e vertet: “Te gjithe gjerat qe perseriten e merzisin njeriun, perveç te shijuarit e krijimit artistik”.

Prandaj ky liber eshte nje vlere e madhe per artin e karikatures, per kulturen shqiptare, por edhe me tej. Autori nuk le pa permendur mbeshtetjen e Ministrise se Kultures, dispozicionin dhe gatishmerine e Galerise Kombetare te Artit, si dhe ndihmen e artisteve miq te autorit te lidhur me kete art.

Libri mbyllet me dy artist, perfaqesues te karikatures shqiptare me banim ne Kosove, Agim Krasniqi dhe Shyqiri Nimani.

Te vjen keq qe ne kete liber, jo per faj te autorit mungojne disa pena te rendesishme te karikatures shqiptare, kjo per arsye te ndryshme, disa nuk deshironin te perfaqesoheshin, disa te tjere autori nuk mundi ti kontaktonte, te tjere jane larguar jashte vendit dhe nuk u gjendej adresa.

Le te sherbeje botimi i ketij libri si nje kujtese apo thirrje per keta autore qe te perfaqesohen me vone kur ky liber te ribotohet nga autori.

Ashtu si Ismail Kadare  ne mbyllje te librit “Autobiografia e popullit ne vargje” i kerkonte botuesit qe ne fund te ketj libri, te linte disa flete te bardha, ashtu siç behet ne librat e telefonit per ti plotesuar me vone, jam i bindur se dhe autorit te ketij libri i ka shkuar ne mendje nje gje e tille.

   

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here