Këto janë temat e diskutimit të së martës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

0
44

Negociatat teknike midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë në Bruksel të martën, më 16 janar dhe delegacioni serb do të udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Djuriç, raporton Tanjug. 

Tema e takimit tre-ditor do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, Asociacioni i Komunave Serbe, si dhe liria e lëvizjes dhe temat e gjyqësori.

Ndërkaq në anën tjetër dje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë, dhe ka propozuar që të emërohet shefi i delegacionit të Kosovës për negociata me Serbinë.

Qeveria ka aprovuar propozimin e kryeministrit që Avni Arifi të jetë shef i delegacionit kosovar në këto bisedime me ndërmjetësimin e Brukselit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here