Ligji antikorrupsion/ Parlamenti bullgar hedh posht veton presidenciale

0
10

Parlamenti bullgar hodhi poshtë një veto kundërshtuese të vendosur nga presidenti i republikës për një ligj antikorrupsion të rekomanduar nga Komisioni Evropian, pa marrë parasysh formulimet e bëra nga shefi i shtetit.

 

Pas kundërshtimit të vetos, presidenti është i detyruar të dekretojë ligjin që të mundësojë hyrjen e tij në fuqi, sipas Kushtetutës.

Legjislacioni i ri ngre një institucion unik që zëvendëson shumë organe ekzistuese, të cilat sipas Brukselit nuk kanë dhënë rezultate të prekshme.

Rumania dhe Bullgaria janë objekt, që prej aderimit të tyre në BE në vitin 2007, të një mbikëqyrje të përforcuar nga BE-ja mbi progreset, të gjykuara të pamjaftueshme, në luftën kundër korrupsionit.

Asnjë përgjegjës i nivelit të lartë nuk është dënuar deri tani për këto fakte

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here