‘Përgjithmonë jotja’, këngëtarja shqiptare dedikim partnerit me foto intime

0
19

Historia e tyre e dashurisë nisi nga “The Voice of Albania” dhe që atëherë Venera dhe Lindi janë të pandashëm dhe një nga çiftet më simpatikë e të dashur për publikun. Dyshja postojnë shpeshherë foto së bashku, por sot Venera ka vendosur t’i kushtojë dy fjalë partnerit.

 

 

Ajo ka postuar një foto intime teksa ata shfaqen duke u puthur dhe shkruan: “Përgjithmonë jotja, dashuria ime”, duke e shoqëruar postimin me emoji zemër.

Venera dhe Lindi ndodhen me pushime në Vienë ku po kalojnë ditë të bukura si çift i dashuruar. Sa i përket anës profesionale Venera sapo ka publikuar videoklipin “Frymë” që është pritur shumë mirë nga publiku kurse Lindi u shpall fitues i “C’est la vie” së bashku me Kristin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here