Po ndodh ‘çmenduria’: Belotti po transferohet atje nuk e priste askush

0
15

Atletico Madridi mund të rifillojë interesimin e tyre ndaj sulmuesit të Torinos Andrea Belotti këtë verë, sidomos nëse bie çmimi i tij prej 100 milionë eurosh.Sulmuesi i talentuar italian i njohur si Il Gallo apo “Gjeli” ka mbushur 24 vjet muajin e kaluar dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021.Por, Belotti mban në kontratën e tij një klauzolë masive prej 100 milionë eurosh që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

 

Ai ishte tashmë ishte subjekt i disa ofertave masive gjatë verës nga Evropa, sidomos nga Milani në Serie A, por Torino mbeti e fortë dhe e mbajti lojtarin.Situata mund të ketë ndryshuar tani, sepse Belotti ka vuajtur nga problemet e lëndimeve dhe deri më tani këtë sezon ka shënuar vetëm shtatë gola dhe ka bërë tre asistime në 18 ndeshje konkurruese.Sipas Sky Sport Italia, Atletico Madridi nuk kanë humbur besimin e tyre në Reprezentuesin e Italisë dhe janë të përgatitur për të ringjallur interesin e tyre në afatin e ardhshëm.

Belotti mendohet se do të ishte favoriti kryesor për trajnerin Diego Simeone nëse Antoine Griezmann nuk do të vazhdonte me klubin.Sezonin e kaluar, ish-sulmuesi i Palermos shënoi plot 26 gola në Serie A nga 35 ndeshje të zhvilluara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here