Raporti amerikan: Sa i fortë është ndikimi rus në Tiranë

0
18

SHBA nuk vlerëson se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus.

 

Në një dokument të publikuar në datën 10 janar, për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapësirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku.

 

Në kapitujt e listuar Shqipëria, por as Kosova dhe Maqedonia nuk figurojnë mes vendeve që kërcënohen nga rreziku rus, si p.sh Serbia, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi, Ukraina apo edhe Gjeorgjia.

Këto janë vende që klasifikohen si demokraci  gjysmë të konsoliduara apo me qeverisje ndërnacionale.

Sipas ekspertëve që kanë përgatitur raportin, të ashtuquajturat Operacione Moderne të Ndikimit Malinj, janë të përqendruara në katër drejtime: mediat tradicionale dhe ato sociale, ideologji dhe kulturë, krimi, korrupsioni dhe energjia.

“Fushatat e dizinformacionit përdoren për të diskredituar politikanët dhe institucionet demokratike si zgjedhjet dhe median e pavarur”, thuhet në raport.

Lidhur me taktikën e ndjekur, raporti adoptin qasjen e përcaktuar nga Qendra për Politikat dhe Analizat Europriane: refuzo kritikën, shtrembëro faktet, tërhqi vëmendjen nga çështjet kryesore dhe frikëso audiencën.

Përmes kanaleve si RT dhe Sputnik synohet të thyhet monopoli anglo-sakson i informimit global, ndërkohë që sipas SHBA, këto rrjete po punojnë për përhapjen e teorive të konspiracionit me idenë se “të gjithë po gënjejnë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here