Sanksionet e Amerikës, Irani betohet për hakmarrje

0
30

Vendimi i Amerikës për të vendosur sanksioni mbi kreun e gjyqësorit ka zemëruar jashtë mase qeverinë iraniane të cilët e konsiderojnë vendimin si: U kalua vija e kuqe. Ministria e Jashtme u zotua se do hakmerret, por nuk përcaktoi se çfarë do bënte saktësisht.

 

Ajtatollah Sadeq Amoli- Larijani ishte në mesin e 14 individëve dhe subjekteve në shënjester të akuzave mbi abuzimet për të drejtat. Irani thotë se një vendim nga Shtetet e Bashkuara për të vendosur sanksione mbi kreun e gjyqësorit të tij ka “kaluar një vijë të kuqe”. Ky tërbim i Iranit erdhi pasi presidenti Donald Trump deklaroi se do të zgjaste lehtësimin e sanksioneve mbi Iranin për marrëveshjen bërthamore.

 

Ai tha se po i jepte Europës dhe SHBA-ve një shans të fundit për të rregulluar metat e tmerrshme në marrëveshjen historike të vitit 2015. Shtëpia e Bardhë do që nënshkruesit e BE-së të pranojnë kufizimet e përhershme në pasurimin e uraniumit të Iranit. Sipas marrëveshjes së tanishme do të përfundojë në vitin 2025.

Edhe pse SHBA ka pezulluar sanksionet kundër Iranit pas marrëveshjes bërthamore, ajo ende imponon masa ndëshkuese mbi çështje të tilla si terrorizmi, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i raketave balistike. Nga zyra e thesarit amerikan u tha se Ajatollah Amoli-Larijani ishte përgjegjës për torturën dhe trajtimin degradues të të burgosurve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here