SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Në Kosovë mund të ketë sulme terroriste

0
59

Departamenti i Shtetit amerikan i paralajmëroi qytetarët e saj që planifikonin të udhëtonin në Kosovë për të qenë më të kujdesshëm në lidhje me terrorizmin.

“Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në Ballkan, përfshirë Kosovën”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të lëshuar nga ambasada e SHBA’së në Prishtinë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Siç thekson më tej, “terroristët mund të sulmojnë, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet, qendrat tregtare, ndërtesat e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, sportet e mëdha dhe ngjarjet kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe hapësira të tjera publike”.

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se “dhuna e motivuar politikisht ndodh në të gjithë Kosovën”.

Përveç kësaj, amerikanët po paralajmërohen dhe rishqyrtojnë udhëtimin në Kosovën e veriut për gjoja “trazira civile”.

“Tensionet mes komuniteteve në veri të Kosovës vazhdojnë të inkurajojnë dhunën, demonstrata dhe trazira të tjera në veri të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here