Shkollat pa emra në Vushtrri

0
6
Gjashtë shkolla fillore në Komunën e Vushtrrisë nuk janë të emërtuara.

Kjo situatë po i përcjell ato që nga themelimi i tyre.

Dy shkolla fillore të cilat gjenden në qytetin e Vushtrrisë e të cilat njihen si shkolla “SHMU-1” dhe “SHMU-2” , si dhe katër  shkollat në fshatrat Mihaliq, Nedakoc, Akrashticë, dhe  Lummadh, sipas drejtorit të arsimit në këtë komunë Agim Namanit kanë mbetur pa u emërtuar.

Ai arsyetohet në numrin e madh të propozimeve për emrat e tyre.

“Këto shkolla janë pa emra që nga themelimi i tyre. Shkollat kanë mbetur pa u emërtuar për shkak se ka shumë propozime”, tha Namani për KALLXO.com.

Namani shtoi se emërtimi i këtyre shkollave është obligim por propozimet për emrat e shkollave u takojnë këshillit drejtues të shkollës.

“Konsiderojmë se është obligim emërtimi i tyre, por procedurat për propozime të emrave të shkollave i takojnë këshillit të shkollës dhe ne do të shqyrtojmë inicimin e procedurave”, nënvizoi Namani.

Deri në vitin 2016 kanë qenë edhe tri shkolla të tjera të paemëruara në fshatrat e Vushtrrisë, por emërimi i tyre është bërë gjatë atij viti.

“Gjatë vitit 2016 me iniciativën e këshillit të shkollës janë emëruar tri shkolla në Zhilivodë, Reznik dhe Bukosh të Vushtrrisë”, tha Namani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here