Tahiri heq dorë nga bizneset për të mbetur deputet

0
29
Labinot Tahiri ka hequr dorë nga dy biznese për t’i ikur konfliktit të interesit dhe për të mbetur deputet.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin e hetimit të deputetit Labinot Tahiri për konflikt interesi, pasi Tahiri ka hequr dorë nga dy biznese, person i autorizuar i të cilave ishte.

ipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, një zyrtar i lartë nuk mund të jetë edhe zyrtar i tillë e edhe person i autorizuar në biznese.

AKK-ja në njoftimin e saj të publikuar për pushimin e hetimeve ndaj deputetit, tregon se e ka njoftuar deputetin se ndodhet në konflikt të mundshëm interesi.

Më pas, sipas AKK-së, deputeti ka njoftuar nëpërmjet një të autorizuari të tij se ka hequr dorë nga dy bizneset, duke e dëshmuar këtë me një dokument zyrtar të lëshuar nga Agjencia e Regjistrimut të Bizneseve (ARBK)

“Pas këtyre veprimeve nga Labinot Tahiri kemi pranuar dokumentin zyrtar nga ARBK-ja ku dëshmohet se zyrtari i lartë Labinot Tahiri nuk figuron më si person i autorizuar në bizneset private me emër ‘ICON#S’ Sh. P. K. dhe N. Sh. P. ‘Erzana’”, thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit. /Kallxo.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here