Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel

0
11

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel të martën e ardhshme – me 16 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur Avin Arifi, i emëruar shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës, në një intervistë për Klan Kosovën.

“Qysh me të 16-tin pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime treditore”, ka treguar Arifi.

“Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here