Fshati zvicëran ofron 50,000 euro për ata që duan të jetojnë aty

0
8

Për t’i tërhequr banorët e rinj dhe për të luftuar kundër plakjes së popullsisë, bashkia e fshatit Albinen në Zvicër, premton t’i ofrojë secili të rrituri më shumë se 20,000€ për t’u zhvendosur këtu.

Për të luftuar kundër plakjes së popullsisë së saj, fshati Albinen në Alpet Zvicerane përdor mjete të mëdha.

Bashkia e qytetit piktoresk Valais është e gatshme që t’iu ofrojë të rriturve nën moshën 45 vjecare 25,000 Franga (21,500€) për t’u zhvendosur këtu. Për secilin fëmijë familjes i ofrohen 10,000 Franga (8,500€). Një familje prej katër anëtarësh të rritur nën moshën 45 vjecare duke përfshirë dy fëmijë do marrin një shpërblim prej 63,000€ vetëm për t’u zhvendosur në Albinen.

“Ky është një investim mjaft produktiv për të ardhmen e fshatit” – deklaron bashkia në planin e saj ambicioz e cila shoqërohet sigurisht me kushte të caktuara.
Alpet Zvicerane janë një vend ideal dhe i mahnitshëm për jetesë. Fushat e gjelbërta dhe mbulimi i tyre me borë gjatë stinës së dimrit i jep asaj peisazh të mrrekullueshëm. Për të përfituar nga ky bonus banorët duhet të jetojnë së paku 10 vite në fshat, andaj individët apo familjet e interesuara duhet të konsiderojnë aplikimin në një periudhë sa më të hershme.

Me zhvendosjen masive të banorëve të rinj bashkia e fshatit shpreson në rihapjen e shkollës e cila është mbyllur nga mungesa e nxënësve. Fshati Albinen sot ka vetëm 204 banorë.Edhepse punëtorët e brendshëm dhe të BE përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore në Zvicër, kompanitë duhet të jenë në gjendje të thërrasin punëtorë nga shtetet e treta, veçanërisht specialistë në kërkime dhe zhvillim.Kjo vlen për individët deri në moshën 45 vjecare. Personat mbi këtë moshë nuk janë të kualifikueshëm. I gjithë procesi i selektimit zhvillohet nga ana e bashkisë zvicërane me neve i ndërmjetës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here